3 Gusht, 2023

“Ai është i bukur”- Pasi u kap ‘mat’ me reperin e njohur, Jennifer Hudson flet për herë të parë: Thashethemet thonë…


Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Hudson prej kohësh ka ngritur dyshimet se ka nisur një romancë dashurie me Common.

Së fundmi fituesja e çmimit ‘Oscar’ gjatë një interviste për TMZ shtoi më shumë aludimet se dyshja janë në një lidhje.

Thashethemet thonë shumë gjëra.”– tha 41-vjeçarja, duke ngritur supet kur u pyet nëse është në një lidhje me të, teksa shtoi: “Por ai është një burrë i bukur. Kjo është e sigurt.

Përsa i pëket komplimentit të gazetares se ajo dhe reperi amerikan janë një çift i lezetshëm, aktorja u përgjigjj thjeshtë: “Faleminderit”.

Kujtojmë që lajmet për romancë filluan pasi yjet e hollywood-it muajin e kaluar u fotografuan duke dalë nga restoranti Nobu në Malibu.

Gjithashtu Common dhe Hudson vitin e kaluar u panë duke kaluar kohë së bashku në Filadelfia dhe Çikago.

© Panoramaplus.al