Këngëtarja e njohur Ariana Grande, ka folur për partnerin e saj Ethan Slater, teksa e ka quajtur atë një “burrë të adhurueshëm”.
E pyetur se si ndihet ajo tani që bota po njeh partnerin e saj, për shkak të publicitetit që ka marrë lidhja e tyre, ajo është përgjigjur se është shumë e lumtur.
“O Zot, ai është gjithmonë kaq i adhurueshëm”, tha fillimisht Ariana Grande, ndërsa e lavdëroi edhe për aftësitë e tij në aktrim.
“Ai është kaq i mrekullueshëm në aktrim, është një njëri i mahnitshëm. Jam shumë e lumtur që njerzit po e njohin,” tha këngëtarja për Entertainment Tonight.
Ndërsa për lidhjen e tyre Ariana theksoi: “Zemra ime është shumë e lumtur”.
Nga ana tjetër partneri i saj, Ethan Slater u shpreh për të dashurën e tij se është shumë krenar për të.
“Jam shumë krenar për Arianën. Ajo është e pabesueshme në këtë film dhe tani që mund të ndaj gëzimin e saj, jam thjesht mirënjohës”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al