8 shkurti është një ditë feste për modelen seksi Agnesa Vuthaj.

Ish-miss Kosova mbush sot 35 vjeç, pasi ka lindur në vitin 1986.

Bukuroshja brune tashmë ka arritur të ngrejë biznesin e saj, duke prodhuar koleksione veshjesh të ndryshme.

Përsa i përket jetës private, Agnesa është shumë e rezervuar dhe mundohet ta mbajë atë sa më larg syrit të publikut.

Herë pas here, është përfolur për lidhje dashurie, por këto zëra nuk kanë rezultuar asnjëherë të vërteta.

Vitin e kaluar, u raportua se ajo po shijon një romancë me biznesmenin indian 23 vite më të madh, Chetaan Sandesara, i cili në atë kohë kërkohej nga policia për mashtrim. Megjithatë, supermodelja i mohoi të gjitha thashethemet.

Vuthaj tërheq gjithmonë vëmendje me pozat e saj joshëse në rrjete sociale.
© Panoramaplus.al
