3 Korrik, 2018

Agnesa bën ndryshimin drastik në pamje, ja si duket (FOTO)


Ish-missi i njohur shqiptar Agnesa Vuthaj është konsideruar gjithmonë si një nga femrat më të bukura në vendin tonë.

Me elegancën dhe bukurinë e saj, ajo di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut. Së fundmi ajo ka marrë vëmendjen e fansave të saj për ndryshimin që ka bërë në pamje.

Teksa jemi mësuar që ta shohim gjithmonë brune dhe që asnjëherë nuk ka tentuar që të bëjë ndryshime, ajo tani ka ardhur shumë ndryshe.

Modelja është nisur për një udhëtim në Francë, teksa ka menduar që atje të bëjë dhe një ndryshim.

Agnesa ka publikuar dy fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku i ka habitur të gjithë fansat e saj. Në këto foto ajo shfaqet tërësisht bionde, e sigurisht që edhe mjaft të bukur.

Pamjen e saj të re e kanë pëlqyer edhe fansat e saj, të cilët e kanë komplimentuar për këtë look të ri.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al