Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl duket se po ja kalojnë super bukur këtë verë.

Nëpërmjet postimeve të shumta në profilin e saj në “Instagram”, Afërdita na tregon vendet e ndryshme që ajo së bashku me Jakub kanë vizituar në këto ditë të nxehta vere.
Por së fundmi ka qenë Afërdita e cila ka postuar një foto super shik të bashkëshortit të saj Jakub. Ky i fundit shfaqet i veshur me një smoking të zi.

Bukuroshi Jakub duket të shkëlqejë ndërsa partnerja e tij ka shkruar në foto: “I imi përgjithmonë”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
