Një muaj më parë këngëtarja Afërdita Dreshaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me hokeistin çek Jakub Kindl.

Ditën e djeshme bukuroshja shqiptare festoi pikërisht njëmujorin e dasmës. Për këtë arsye ajo ndau me ndjekësit e saj në “Instagram”, disa momente të paharrueshme nga dita e madhe.

Nga pista e kërcimit, shoqërimi në altar nga nëna e saj dhe ai i vendosjes së unazës ishin disa nga momentet e kapura në foto që përcjellin shumë emocion.

“Një muaj më parë dhe një jetë përpara”, shkruan Afërdita teksa publikon fotot. Fotot e shkëputura nga dita e dasmës nuk ishin publikuar më herët.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
