Pak ditë më parë këngëtarja Afërdita Dreshaj kurorëzoi në martesë dashurinë me hokeistin çek, Jakub Kindl. Ceremonia u mbajt në Miami, Florida mes miqve dhe familjarëve.

Menjëherë pas dasmës, çifti është nisur për muajin e mjaltit. Afërdita u surprizua nga bashkëshorti i saj pasi ata shkuan në ishujt Karaibe, më konkretisht në Saint Lucia.

Nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Instagram”, bukuroshja shqiptare ka treguar se sa po i shijon këto pushime. Së fundmi, ajo ka postuar një foto ku shfaqet super seksi në forma të shkëlqyera fizike, e veshur me bikini teksa pushon buzë detit.

Gjithashtu Afërdita ka treguar se ka provuar edhe sporte ekstreme si “zip line”. Ajo ka publikuar një video duke rrëshqitur nga pema në pemë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
