7 Korrik, 2018

Afërdita Dreshaj bën ndryshimin e madh në pamje (FOTO)


Dasma e këngëtares Afërdita Dreshaj me sportistin çek Jakub Kindl ishte një prej ngjarjeve më të përfolura gjatë këtyre ditëve. Më pas vëmendje të madhe mori edhe muaji i mjaltit, ku Jakub ia bëri surprizë bashkëshortes një udhëtim drejt Karaibeve.

Por tani ajo që bie në sy, është se Afërdita ka vendosur të bëjë ndryshimin e madh në pamje. Ajo ka bërë disa postime në “Instastory”, ku shfaqet në një sallon bukurie teksa parukieri po merret me flokët e saj.

Më pas odelja shfaqet tërësisht ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shihnim këto kohë, me modelin e ri me flokë të shkurtër deri mbi supe.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al