Adrola Dushi nuk i ka “shpëtuar” dot sfidës që të gjithë po e realizojnë në Instagram, “Show me a picture of”.

Modelja simpatike u është përgjigjur të gjitha pyetjeve që ndjekësit i kanë bërë, përfshirë edhe ato nga jeta private.
Njëri prej ndjekësve e pyeti se cila ishte dëshira më e madhe që ka realizuar në 2020-ën.

“Pas disa vitesh goxha të trazuara në jetën time dhe që shpesh jam ndjerë sikur kam humbur veten, më në fund kam arritur ta rishoh veten në pasqyrë me dashuri dhe respekt”, ishte përgjigja e veçantë që Dushi shkroi.

Dihet tashmë që bukuroshja seksi është një nënë beqare dhe me shumë mundësi nuk do të jetë kështu përgjithmonë, prandaj një ndjekës tjetër e pyeti: “Ku e do propozimin e fejesës: Dubai, Singapor, Nju Jork Amsterdam, Berlin, Paris, Londër?”

Për këtë pyetje duket se Adrola i ka të qarta idetë, prandaj është përgjigjur menjëherë: Nju Jork.

Modelja është treguar gjithnjë e sinqertë me ndjekësit, prandaj ka zbuluar edhe dy gjërat që e acarojnë dhe dy të tjerat që e lumturojnë më shumë tek njerëzit.
“Më lumturojnë njerëzit që janë NJERËZ”, shkroi ajo, duke shtuar: “Njerëzit që më acarojnë ekstrem shumë janë ata që nënçmojnë të tjerët dhe ata që gënjejnë”.

Adrola Dushi është nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Troi, që erdhi në jetë nga martesa e modeles me ish-bashkëshortin.

Edhe pse u bë nënë shumë e re, bukuroshja e konsideron këtë si eksperiencën më të bukur në jetë, por shton se ndihet keq që nuk ka pasur mundësinë ta shijojë plotësisht kohën me “shkoun” e saj, siç e quan tashmë që është rritur.



