28 Nëntor, 2020

Adrola Dushi paska një pikë tjetër të dobët dhe nuk qenka i biri


Thuhet që nuk ka si dashuria e hallave për vajzat. Adrola Dushi nuk bën përjashtim, duket se pika e saj e dobët është pikërisht e mbesa, e cila ka të njëjtin shkëlqim në sy si halla.

“Happy Birthday Princes Daisy! Sytë e tu që shkëlqejnë aq shumë kështu dua t’i kesh gjithë jetën tënde, e bukura e hallës! Një Zot e di sa shumë dashuri marr nga përqafimet e të gjithëve ju! Të do haja Oja shumë??”- ka shkruar Dushi krah fotove me mbesën e saj.

Me siguri ky urim i ngrohtë është shoqëruar edhe nga ndonjë surprizë nga hallë Adrola, e cila momentet më të lumtura i ka gjithmonë me më të vegjëlit e familjes së saj.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al