“Veshjet e mia gjithmonë janë artistike dhe askush nuk vendos si unë vishem në Kuvend.”- deklaroi aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi një javë më parë dhe vijon t’i qëndrojë kësaj.

Edhe në seancën e radhës parlamentare ajo ka guxuar duke i qëndruar besnike stilit të saj. Këtë herë aktorja u shfaq me veshje serioze, golf dhe xhaketë të zezë, por për ta bërë sa më autentike ajo kishte vendosur edhe një palë syze dielli. Dhe jo nuk i hoqi as në Parlament.
Aktorja duket se e ka menduar si detaj të rëndësishëm të veshjes dhe e ka mbajtur këtë aksesor edhe brenda. Syzet ishin të zeza dhe elegante me xham që lejonin t’i dukeshin sytë teksa kishin dy zinxhirë anash.

Kjo paraqitje e deputetes vjen një javë pasi u kritikua për veshjen e saj në Kuvend. Adriana u shfaq e veshur me një bluzë me kapuç, fund dhe atlete. Gjë e cila nuk u prit aspak mirë nga njerëzit që e kanë kritikuar në rrjetet sociale.
Adriana postoi një status rreth të gjithë komenteve për veshjen e saj në Parlament. Ajo shkruante se askush nuk mund të vendosë për veshjen e saj, duke theksuar se ajo është artiste dhe veshjet e saj janë gjithmonë artistike. Në përfundmi ajo u bënte një thirrje grave shqiptare që ta mbështesin njëra-tjetrën ashtu siç ndodh nëpër botë. (KLIKO)
© Panoramaplus.al
