24 Qershor, 2025

Adrian Graxha rikthehet në krahët e ish të dashurës? Zbulohet identiteti i vajzës që u fotografua pranë këngëtarit në jug të Shqipërisë


Pas spekulimeve të fundit rreth një lidhjeje të re, duket se këngëtari Adrian Gaxha ka vendosur të mos hapë një kapitull të ri, por të rikthehet në një histori të vjetër dashurie.

Gaxha është fotografuar së fundmi duke pushuar në jug të Shqipërisë në shoqërinë e një vajze misterioze, por burime pranë tij kanë zbuluar për mediat se vajza në fjalë nuk është një njohje e re.

Bëhet fjalë për ish-Missin Sidorela Dauti, me të cilën këngëtari ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar ndër vite. Lidhja e tyre është përfolur shpesh për ndarje dhe ribashkime, dhe duket se kësaj here kanë vendosur t’i japin sërish një mundësi njëri-tjetrit.

Sipas të njëjtave burime, çifti ndodhet në një periudhë reflektimi, duke tentuar ta rindërtojnë marrëdhënien, pa e mbyllur përfundimisht portën e dashurisë.

© Panoramaplus.al