2 Mars, 2018

Admini i Vipa-ve “bën për ujë të ftohtë” Hermesin, ja çfarë i thotë në mes të emisionit


20-vjeçari Stiliano Kanani, i cili është një nga administratorët e faqes në Instagram “Vipat e Bllokut”, ka qenë i ftuar paraditen e sotmen në emisionin “Ditë e re” ku ka folur sërish rreth kësaj faqeje që merret me personazhet e njohur dhe ndërhyrjet e tyre, me fotoshop apo operacione plastike.

Por në këtë emision ai është përballur edhe me “Zogun” e Tiranës, i cili po ashtu është bërë pjesë e kësaj faqeje, për operacionet plastike që ka bërë.

Sapo futen në studio, Stiliano i thotë:

“Kush është ky? Hermes? Sa operacione paska bërë ky, nuk e njoha nga afër”.

Hermes e ka marrë me sportivitet, dhe duke qeshur i ka thënë se nuk ka bërë asnjë operacion.

“Po ti dukesh, ca asnjë. Ti nuk qesh dot nga operacioni që ke bërë në buzë”, ka vazhduar Stiliano duke shkaktuar të qeshura, ndërsa gjatë gjithë minutazhit ai nuk ka ndaluar së “thumbuari”  Hermesin i cili vazhdonte të mohonte se kishte bërë ndërhyrje.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al