Ditë më parë përmes disa fotove të publikuara në Instagram, Adelina deklaroi vetë se mori propozimin e fejesës në Vjenë, duke treguar edhe unazën super të shtrenjtë. E më në fund, identiteti i tij u zbulua, dhe ai është Serjoza Markov, avokati më i pasur në Maqedoni.

Në një postim që ka bërë ditën e sotme ajo ka konfirmuar se ka bërë dasmën civile. ‘’Zyrtarisht e martuar’’- shkruan këngëtarja ndërsa poston fotografinë ku është duke firmosur mbi regjistrin e gjendjes civile.

Ky avokat njihet për lidhjet e tij me Nikola Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE. I fejuari i Adelinës komentohet si një njeri i pushtetshëm dhe kjo është arsyeja pse lajmi i fejesës së artistes u komentua kaq shumë.
© Panoramaplus.al
