Duket se dalja zhveshur në dëborë është kthyer në trend. Pas Einxhel Shkirës dhe Oriola Marashit, është këngëtarja Adelina Tahiri që ka pozuar në mes të dëborës me barkun e zbuluar dhe pantallonat pjesërisht të ulura ku nxjerr të brendshmet.

I ftohti nuk është problem për vajzat e showbizz-it shqiptar, që kanë zgjedhur të pozojnë të zhveshura në temperatura të ulta.
Ishte modelja Oriola Marashi që pozoi në dëborë mbi një kalë gjysmë e zhveshur pak ditë më parë.
Por ajo u sfidua nga Einxhel Shkira, e cila në një postim tha se “ky sport është kthyer në modë” dhe se ishte ajo që e solli këtë trend në vitin 2015.





