Para disa ditësh, këngëtarja Adelina Tahiri zbuloi nëpërmjet disa postimeve në “Insastory” se kishte nisur pushimet në një vend bregdetar. Por sot ajo na tregoi se edhe bashkëshorti i saj milioner Serjoza Markov, është me të.

Ajo ka ndarë disa pamje nga hoteli luksoz në të cilin po pushon. Por në një moment këngëtarja ka kapur në video edhe bashkëshortin e saj, të cilin më pas edhe e ka puthur.
Kujtojmë se çifti është në pritje të një djali dhe është mësuar se Adelina është në muajt e fundit të shtatzënisë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
