13 Shtator, 2018

Adelina Tahiri poston për herë të parë foton e plotë të të birit


Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë muajin e kaluar, ku solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Jon. Këngëtarja poston herë pas here foto të vogëlushit, por gjithmonë duke u kujdesur që mos t’i tregojë fytyrën.

E teksa deri tani ajo ka postuar foto duke shfaqur këmbët apo duart e djalit, sot ajo ka publikuar një imazh të plotë të tij. Joni shfaqet duke fjetur si një engjëll, e sigurisht që mami Adelina nuk do rrinte pa e shpërndarë në “Instastory” këtë pamje kaq të ëmbël.

Ky postim ka shënuar edhe herën e parë kur Adelina ka postuar një foto të plotë të birit i cili shfaqet i shtrirë përmbys teksa fle.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al