4 Gusht, 2024

Adelina Tahiri në gjendje të rënduar shëndetësore! Këngëtarja poston foto nga spitali


Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, ditën e sotme shfaqet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Këtë e ka bërë vetë me dije këngëtarja me një postim ne InstaStoryn e saj ku në një bisedë me ndjekësit në ‘ask me’ një fans e pyet si si është.

“Të them të drejtën sot nuk kam qenë mirë! Por besoj do ta marr veten në vijim,”-është shprehur Adelina dhe ka shfaqur një foto e cila tregon se ndodhet në spital duke marrë serum.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan me fansat pothuajse pjesën më të madhe të prditëshmërisë se saj.

© Panoramaplus.al