Këngëtarja e njohur feston sot ditëlindjen e saj të 27. E sigurisht që për Adelina Tahirin kjo është ditëlindja më e veçantë pasi e gjen në pritje të ëmbël.

Teksa ka marrë qindra urime nga fansat, koleget, miqtë dhe të afërmit, më speciali ka qenë i bashkëshortit të saj.

Ky i fundit e ka surprizuar Adelinën duke ja lënë dhuratat në korridorin e shtëpisë së re dhe sapo ka hyrë këngëtarja është gëzuar.

Këngëtarja ka postuar një foto në “Instastorie” ku tregon se dhurata e Markov është një kuti në formë zemre me trëndafila të kuq dhe një parfum “Ylang in gold” që shkon në 225 euro.

“Faleminderit gjithçka imja”, shkruan këngëtarja teksa kujtojmë që pak ditë më parë milioneri maqedonas i dhuroi asaj edhe një makinë luksoze në ngjyrë të bardhë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
