21 Shkurt, 2018

Adelina Tahiri e pranon shtatzëninë, zbulon gjininë e bebes (FOTO)


Së fundmi vëmendja e të gjithëve ka qenë mbi këngëtaren Adelina Tahiri, pasi në një kohë të shkurtë pranoi se ishte në një lidhje, u fejua, u martua. Por sot ajo pranon se është në pritje të ëmbël.Dhe jo vetëm kaq, këtë herë këngëtarja madje i ka surprizuar të gjithë duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

“Është një djalë!”, ka shkruar në një postim në “Instagram” këngëtarja, e cila shihet duke dalë nga makina me një tufë tullumbacesh të bardhë e blu, njëri prej të cilëve ka formën e fytyrës së një bebushi.

Sakaq, në foton e dytë të postuar, Adleina ka treguar disi edhe barkun, që mesa duket sapo ka filluar të rrumbullakoset. Vetëm një muaj më parë, Adleina Tahiri lidhi kurorë me biznesmenin maqedonas Serjozha Markov.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al