Adelina Tahiri njihet tashmë si një vajzë që bën një jetë luksoze dhe herë pas here tërheq vëmendje edhe me jetën e saj private.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku poston foto e video për 422 mijë ndjekësit e saj.

Së fundmi, bukuroshja seksi ka realizuar një set të mahnitshëm fotografik.

Tahiri shfaqet e veshur me të brendshme të kuqe që e bëjnë të duket shumë hot, teksa mbi krahë ka hedhur një pellush të bardhë.

Me flokët biondë gjysmë të kapura dhe me onde, Adelina nxori në pah trupin e tonifikuar.

“Sapo solla diçka për Natën e Vitit të Ri”, shkruante këngëtarja, teksa në duar mbante dy kuti dhuratash.


