21 Maj, 2018

Adelina Ismaili publikon këngën e re “T’iqja”, ja domethënia e titullit…


Vetëm dy ditë më parë këngëtarja Adelina Ismaili u rikthy në muzikë, duke publikuar këngën e saj më të re me titull “T’iqja”. Kënga po dëgjohet shumë e po komentohet shumë për shkak të tematikës.

Titulli i këngës “T’iqja” të intrigon menjëherë, por jo çdokush e di kuptimin. Në fakt “T’iqja” është shkurtimi i emrit Hatixhe e cila në këtë rast është vajza për të cilën Adelina flet.

Ndërkohë këngëtarja në klip shfaqet si një vajzë që bën jetë luksoze, kërkon “Rolls Royce”, “Rolex” dhe nuk punon se është “Princeshë”.

“Ballkani është vendi i vetëm në botë ku gjen femra të papuna që kanë miliona euro. Si shpjegohet kjo? Mua nuk më pengojnë “T’iqet”, madje i kam simpatike në idiotësinë e tyre”, është shprehur Adelina për “Tiqen” në një intervistë për Telegrafin.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al