23 Prill, 2021

Adelina Ismaili mesazh për “fëmijët e luksit”: Kurrë s’do e kuptoni varfanjakun e ngratë! Ai e bën për bukë e jo …


Adelina Ismaili ka ndarë një mesazh me ndjekësit në rrjetet sociale, ku u drejtohet fëmijëve të pasur.

Këngëtarja shprehet se ata nuk do të arrijnë kurrë që t’i kuptojnë të varfërit dhe vuajtjet e tyre.

“Ju o fëmijë të luksit kurrë s’do e kuptoni varfanjakun e ngratë. Ai e bën për bukë e jo për inat”- shkroi ajo në postimin në InstaStory.

Nuk dihet nëse ky është thumb i këngëtares drejtuar ndonjë personi në veçanti, apo Adelina Ismaili ka dashur që të pasqyrojë një pjesë të realitetit ku jetojmë.

Kujtojmë që këngëtarja ndan herë pas here mesazhe në rrjetet sociale, ku është mjaft aktive.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al