10 Gusht, 2024

Adele sërish drejt altarit! Këngëtarja konfirmon se është fejuar me partnerin e saj, u tregon fansave në koncert unazën me diamant: Po martohem


Adele ka konfirmuar fejesën e saj me Rich Paul në koncertin e saj në Gjermani. Këngëtarja ndodhej në skenë në Mynih kur i tregoi fansave në koncertin e saj të së premtes se do të martohet me Rich, ndërsa tregoi unazën e fejesës.

Adele po tregonte një histori se si itha dikujt: “Nuk mund të martohem me ty sepse tashmë po martohem” dhe më pas i tregoi fansave unazën e diamantit 4 karatësh që mbante në gisht.

Ylli i muzikës duke se konfirmon lajmet se Rich i propozoi muajin e kaluar në Londër.

Adele e quan veten gruaja e Rich prej disa muajsh… është më shumë një titull jozyrtar, por duket se po shkojnë drejt zyrtarizimit. Gjithashtu dëshirojnë të krijojnë një familje së bashku.

© Panoramaplus.al