6 Qershor, 2019

Adele lë pa fjalë fansat duke kënduar rep, po Nicki Minaj çfarë do të thotë? (VIDEO)


Këngëtarja me famë botërore, Adele, i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa ka kënduar këngën “Monster” të reperes së famshme, Nicki Minaj.

Askujt nuk ia priste mendja se Adele mund të bënte rep aq bukur. 31-vjeçarja zbuloi talentin e fshehur në një festë në Los Angles.

Në videot e publikuara në “Instagram”, ajo shfaqet duke kënduar “Monster”, duke i surprizoi të gjithë me aftësitë e saj në rep.

 

View this post on Instagram

 

Queen #Adele completely slays #NickiMinaj’s Monster verse at #NoMoreWackParties event tonight.

A post shared by Patrick Buchanan (@patricklyspeakn) on


Ndërkohë fansat kanë kujtuar se kjo nuk është hera e parë që Adele jep një perfomancë të tillë. Në vitin 2016 ajo është shfaqur në “James Corden’s Carpool Karaoke” për “The Late Late Show”, ku këndoi një këngë të Nicki-t.

Klipi u bë menjëherë viral, e madje edhe vetë reperja reagoi duke thënë se i pëlqente versioni i këngëtares dhe e postoi atë në profilin e saj në “Instagram”.

© Panoramaplus.al