23 Maj, 2025

A u përpoq Diddy ta vriste? Jamei Foxx u jep fund thashethemeve dhe sqaron të vërtetën


Jamie Foxx i dha fund teorive të konspiracionit që kanë qarkulluar muajt e fundit në lidhje me krizën e tij shëndetësore në vitin 2023, duke mohuar se Diddy kishte të bënte me atë që i ndodhi.

Aktori u shtrua në spital për një “komplikacion mjekësor” në prill të vitit 2023, por pak detaje që shpjegojnë gjendjen e tij shëndetësore janë bërë publike.

Vajza e tij, Corinne, zbuloi për herë të parë në prill 2023 se Fox ishte shtruar në spital gjatë xhirimeve të filmit të Netflix “Back in Action” në Atlanta. Aktori fitues i çmimit Oscar, teksa ka folur për “Hollywood Reporter”, iu referua ditëve që kaloi në spital:

E kisha fshehur celularin sepse nuk dija çfarë thoshin njerëzit jashtë dhe nuk mund ta pranoja që kisha pësuar goditje në tru. Jam në gjendje të përsosur fizike.”

Disa pretenduan se Jamie Foxx kishte qenë viktimë e Diddy-t, i cili u përpoq ta vriste .

Po shihja gjëra të tilla si ‘Puffy u përpoq të më vriste’. Jo, Puffy nuk u përpoq të më vriste”, sqaroi ai.

Megjithatë, siç e pranoi ai, ai ishte edhe më i shqetësuar nga një teori tjetër, ajo që pretendonte se ai ishte zëvendësuar nga një klon. “Kur thanë se isha një klon, aty e kuptova. Isha në shtratin e spitalit duke menduar, Këta njerëz të mallkuar po përpiqen të më klonojnë”, u shpreh me shaka ai.

Jamie Foxx pretendoi se kishte qenë në festat e famshme të reperit disa herë, por gjithmonë largohej rreth orës 9 të mbrëmjes sepse “diçka nuk shkonte mirë” për të në netët famëkeqe, të cilat sipas ankesave përfundonin në shfaqje me përmbajtje seksuale eksplicite, të njohura si “Freak-Offs”.

Përmes shfaqjes së tij të humorit, aktori zbuloi se shkaku i episodit që pësoi ishte një hemorragji në tru që u kthye në goditje në tru. Në fillim ai ia kishte atribuar shtrimin në spital thjesht një dhimbjeje të fortë koke. Siç tregoi ai, mjekët i thanë motrës së tij: “Nëse nuk ia hap kokën tani, do ta humbasim.”

Pas operacionit, ata i thanë: “Nuk e kemi gjetur burimin e saktë, por ai ka pësuar një goditje në tru. Ai mund të shërohet plotësisht, por do të jetë viti më i keq i jetës së tij.”

© Panoramaplus.al