26 Prill, 2022

A tradhtojnë burrat? Vlashent Sata habit Dojna Memën me përgjigjen e tij: Patjetër por…


Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata kurorëzuan pak kohë më parë dashurinë e tyre me martesë në një celebrim tepër privat. Çifti janë gjithashtu në pritje të fëmijës së tyre të parë, dhe tashmë që lajmin e ndanë me të gjithë, ata zbulojnë më shumë detaje të reja për ndjekësit e tyre.

Dojna Mema tashmë është në muajin e saj të pestë të shtatzanisë dhe teksa pret djalin e saj të vijë në jetë, ajo ka bërë një ‘intervistë’ virtuale me ndjekësit në Instagram.

Kësaj here pyetjeve nuk iu përgjigj Dojna, por partneri i sa Vlashent Sata dhe një ndjekës e pyeti nëse meshkujt tradhtojnë.

“Si mendon ti a tradhtojnë burrat”- shkruan ndjekësi.

“Po si nuk tradhtojnë burrat. Patjetër por burrat tradhtojnë me gratë që tradhtojnë.”- shprehet Vlashenti, ndërsa Dojna e merr me mjaft sportivitet teksa thotë duke qeshur: Sa i poshtër je.

Dojna dha lajmin se është martuar me Vlashentin pasi ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin, duke treguar se kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e shoëbizit shqiptar.

Pasi ndanë fotot me ndjekësit në rrjetet sociale, pyetja më e shpesh që i është bërë moderatores është nëse ka marrë mbiemrin e Vlashentit. Përgjigja është një Jo e prerë dhe shumë e vendosur.

Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pak muaj më parë, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

© Panoramaplus.al