Prezantuesja Alketa Vejsiu, e pyetur nëse është ndihmuar nga kryeministri Rama për të qenë bashkë prezantuese ën Sanremo, e mohoi një gjë të tillë.
E ftuar në “Opinion”, Vejsiu u shpreh se ishte ndihmuar vetëm nga talenti i saj, ndërsa shtoi se ka mike bashkëshorten e Ramës.

Pjesë nga intervista:
Për pjesëmarrjen në Sanremo, ka ndikuar Edi Rama?
Vejsiu: Edi Rama dhe të gjithë kryeministrat do kishin bërë mirë tia kishin lehtësuar rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi. Mua më ka ndihmuar vetëm talenti im.
Nuk ka bërë ndonjë telefonatë Edi Rama?
Vejsiu: Absolutisht, zero. Edi Rama do të bëjë gjërat që duhet të bëjë për Shqipërinë, por jo ëndrrat e Alketa Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh dhe nuk kam ç’ti pretendoj asgjë Edi Ramës unë.
Me Ramën çfarë marrëdhënie ke?
Vejsiu: Të njëjtën marrëdhënie si ju, jam një gazetare. Unë kam gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon. E kam patur mike përpara se të njohë Edi Ramën.
© Panoramaplus.al
