27 Shkurt, 2024

A po tenton Françeska të ndaj çiftin? Debat i ashpër mes Romoes dhe miss-it. Banorja: Jam grua e martuar, më ke ofenduar


Ka nisur me debate spektakli  i së martës në Big Brother VIP Albania.

Është diskutuar raporti i Romeos dhe Heidit, ku ishte e përfshirë edhe Françeska Murati.

Romeo është mërzitur sepse sipas tij banorja e re ka tentuar të futet në mes tyre.

Pas gjithë kësaj, Murati ka replikuar duke treguar se nuk ka ndonjë qëllim në lidhje me këtë dhe se është grua e martuar.

“Unë kam hyrë këtu si Françeska. është e drejta ime të shpreh opinionet e mia. Unë kë të dua e vlerësojë. Unë jam grua e martuar, me fëmijë”, u shpreh ajo.

Shkak i acarimit të Romeos ishte komenti i Françeskës si pas saj Heidi ka më shumë argumente  dhe është më e fortë.

 

 

© Panoramaplus.al