20 Prill, 2022

“A mendon se Vlashenti do të jetë një baba i mirë?”/ Dojna Mema flet për partnerin e saj dhe planet për dasmë: Me shumë do i ngjajë një…


Moderatorja Dojna Mema tashmë është në muajin e saj të pestë të shtatzanisë dhe teksa pret djalin e saj të vijë në jetë, ajo ka bërë një ‘intervistë’ virtuale me ndjekësit në Instagram.

Duke qenë për herë të parë në pritje të ëmbël, nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me partnerin e saj Vlashent Satën. Një ndjekës e pyeti moderatoren nëse mendon se ai do të jetë një baba i mirë.

“A mendon se Vlashenti do të jetë një baba i mirë?”- shkruan ndjekësi.

Dojna tregoi se ka bërë zgjedhjen e duhur në këtë aspekt, pasi sipas saj Vlashenti do të jetë një baba i mrekullueshëm.

“Vlashenti do të jetë një baba i mrekullueshëm. Është e sigurt se kam zgjedhur shumë mirë në këtë aspekt sepse e shoh si sillet kur ka fëmijë përreth, për më tepër që ka bërë edhe pedagogji si specializim. Kështu që jam covered”– shkroi Dojna në Instastory.

Dojna dhe partneri i saj Vlashenti, kurorëzuan dashurinë e tyre në fillim të muajt me një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Një ndjekës e pyeti Dojnën nëse ajo dhe partneri i saj kanë plane për dasëm në të ardhmen. Ajo tregoi po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.

“Dasma ishte një gjë që doja shumë të bëja, por ndodhën aq shumë gjëra këtë vit sa nuk u krijua momenti i duhur për ta menduar e organizuar. Sigurisht që do bëjmë një dasmë që me shumë do i ngjajë një feste në natyrë, por pas bebit.”- zbuloi Dojna.

 

 

© Panoramaplus.al