Shoqja e modeles Bella Hadid është fotografuar nga paparacët teksa po shkëmbente një puthje në buzë me ish të dashurin e modeles, The Weeknd.

Këngëtari i njohur The Weeknd dhe Simi Khandra janë filmuar nga paparcet dhe në videon e publikuar nga “TMZ”, duket se dyshja janë puthur rreth orëve të para të mëngjesit, në festën e ditëlindjes së këngëtarit.


Dyshimet se dyshja mund të jenë në një lidhje kanë nisur kohë më parë, kur çifti u fotografuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një darkë në LA.
Edhe pse të dy janë parë së bashku në disa raste, një burim i afërt me çiftin thonë se ata nuk kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin pasi janë miq prej vitesh tashmë.
Këngëtari i hitit”Blinding Lights” u auldua se kishte nisur një romancë me aktoren Angelina Jolie vitin e kaluar, dhe më shumë spekulime u ngritën pasi ai publikoi një këngë në lidhje me takimin me një “yll filmi” më 7 janar.
“Abel është shumë i dashuruar me Anxhelinën,” treguan disa burime për Page Six. “ Sa herë ai është shoqëruar me të, ata kanë pasur disa biseda shumë të thella pasi të dy jeni njerëz shumë interesantë dhe unikë që zhyten në seriozitetin e jetës dhe me të vërtetë kënaqen duke bërë një ndryshim.”
Nga ana tjetër edhe mdelja 25-vjeçare e cila po përpiqet ta mbajë lidhjen e saj private, nuk ka mundur tu shpëtojë paparacëve. Dyshja u panë të kapur për dore teksa po shkonin në shtëpi pasi konsumuan drekën jashtë disa ditë më parë.
Bella dhe Marc dukeshin shumë të afërt dhe të dashuruar. Të veshur shumë bukur me veshje “street style”, çifti rrëmbeu gjithë vëmendjen e njerëzve.


© Panoramaplus.al

