14 Tetor, 2020

“A je femër materialiste?”- Konkurrenti i ri i “Përputhen” vë në siklet Fjorela Peton: Ofroj jetë modeste dhe seks të mirë


Në episodin e ditës së djeshme tek “Përputhen”, u transmetua takimi i Fjorela Petos dhe Berat Behramajt.

FJORELA DHE BERATI (3)

Takimi duket se shkoi mirë, por mes temave që u diskutuan nuk munguan edhe ato intime.

FJORELA DHE BERATI (6)

Gjatë bisedës, Berati e pyet Fjorelën nëse është materialiste, sepse ai vetë mund t’i ofrojë vetëm një jetë modeste, kohën e tij dhe një seks të mirë.

FJORELA DHE BERATI (9)

Kjo u komentua edhe nga opinionisti, Arjan Konomi, i cili e kritikoi për mënyrën si u shpreh. Sipas tij këto gjëra janë normale të ofrohen në marrëdhënie dhe seksi nuk është një opsion që askush tjetër nuk do t’ia ofronte një vajze.

FJORELA DHE BERATI (4)

Pjesë nga biseda:

FJORELA DHE BERATI (2)

Berat Behramaj: Sa materialiste je, sepse unë mund të ofroj si mashkull një jetë modeste, kohën time dhe një seks të mirë.

Fjorela Peto: Shiko tani të them që nuk më pëlqen që mashkulli ta mbështesë femrën e tij në rrugëtimin e saj, është e kotë të them.

Berat Behramaj: Je femër që nuk të intereson leku?

Fjorela Peto: Po tani një njeri që nuk ka gjë në vijë nuk mund ta shoh.

Berat Behramaj: Për shembull ty të intereson më shumë dashuria, respekti apo koha e një personi?

Fjorela Peto: Dëshiroj t’i kem të gjitha, çfarë më mungon që të mos i kem të gjitha.

© Panoramaplus.al