Dy motrat Luana dhe Marina Vjollca po shijojnë pushimet e tyre të Vitit të Ri në Dubai së bashku me partnerët e tyre.
Ato kanë ndarë me fansat foto nga udhëtimi i tyre. Në një foto të publikuar nga Luana ajo shfaqet në një restorant me Marinën të dyja të veshura me fustan.
Ndërsa moderatorja ka vënë në pah këmbën e saj.
Menjëherë ndjekësit e saj e kanë akuzuar për photoshop duke e pyetu edhe nëse ishte e dehur në momentin e publikimit të fotos.
“A je drunk moj ? se besoj qe me vetëdije e ke postuar këtë! te vërehet photoshopi te këmba shumë,”- shkruan një prej tyre.
Por Luana u përgjigj se ishte e vetëdijshme për komentet duke thënë se nuk ka përdorur photoshop por efektin “wide”.
“E dija këto komenteee ? është bërë me efektin “wide” foto që ka dal kështu këmba,”– u shpreh ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al