Pas pjesëmarrjes së tij në festën e 50-vjetorit të ditëlindjes së ish-bashkëshortes, thuhet se Brad Pitt mund të ketë rilindur dashurinë për Jennifer Aniston.
Por së fundmi, teksa u pyet drejtpërsëdrejti rreth Jenniferit, ylli i kinematografisë vetëm qeshi.

Mediat e huaja shkruajnë se një fotograf e pyeti nëse po ktheheshin së bashku dhe Brad qeshi nën hundë dhe thjesht tha: “Oh Zot im!”
Ndërkohë kujtojmë se aktori i famshëm u martua me Jenniferin në vitin 2000 dhe u ndanë në vitin 2005.
Pas ndarjes së tij nga Jennifer, Brad filloi të takohej me Angelina Jolie, me të cilën qëndruan të martuat nga 2014-2016.

Brad u fotografua duke ecur në rrugë kur fotografi i tha atij: ‘Ju dukeni shumë mirë. Është mirë të të shoh të lumtur ‘.
© Panoramaplus.al
