“Bac u kry” është shprehja që u shndërrua në një formë komunikimi ndaj përmbushjes së amanetit të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të rënëve të tjerë për lirinë e vendit.

Bazuar në këtë shprehje, në prag të festimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, grupi “Image of Kosova” ka menduar një mënyrë mjaft të veçantë dhe origjinale për të përcjellë një mesazh për ambasadoret më të mira të vendit të cilat po lartësojnë emrin e shtetit në botë.
Në këtë fotografi të dizajnuar nga “Image of Kosova”, shihen këngëtaret shqiptare me fame botërore Rita Ora, Dua Lipa dhe kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, ndërsa shkruhet “Bac, çikat na e zbardhen ftyrën!”.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
