12 Tetor, 2020

A janë divorcuar vërtet? Në festën e ditëlindjes së saj, Cardi B kapet mat duke u puthur me ish-partnerin!


Cardi B festoi ditëlindjen e saj të shtunën në mbrëmje, ku mes të ftuarve ishte edhe ish-partneri, Offset.

cardi b (1)

Të dy janë parë duke u puthur në fotot e publikuara nga festa në Las Vegas, një muaj pas ndarjes, raporton “Etonline”. Reperi postoi në Instagram disa prapaskena nga 28-vjetori i lindjes, ku Cardi B shihej duke kërcyer dhe qeshur.

cardi b (3)

Por, duket se puthjet romantike dhe dhuratat e shtrenjta, reperi nuk i ka publikuar. Më vonë gjatë mbrëmjes ata janë fotografuar duke u puthur në buzë, gjë që tregon se janë sërish bashkë.

cardi b (2)

Për më tepër, është mësuar se Offset i ka blerë Cardi B një makinë “Rolls Royce” me një dizajn special, sepse në sedilje ishte qëndisur emri i vajzës së tyre, Kulture.

Cardi bëri kërkesë për divorc nga Offset në shtator. Ajo njoftoi ndarjen e tyre në mediat sociale, ku tregoi se ishte thjesht e lodhur duke argumentuar kaq shumë.

vajza 2-vjeçare e Cardi B dhe Offset bën namin në Instagram (8)

Cardi shtoi se nuk po divorcohej për publicitet dhe se ishte ndarë miqësisht me partnerin, pa urrejtje dhe pa i uruar asgjë të keqe.

vajza 2-vjeçare e Cardi B dhe Offset bën namin në Instagram (3) cardi b flet pas divorcit (10) cardi b flet pas divorcit (11)

© Panoramaplus.al