Ermal Mamaqi ka punuar gjithmonë mes femrave si në emisionet e tij televizive, ashtu edhe në filmat që ka prodhuar. Mirëpo, a është xheloze bashkëshortja e tij, Amarda Toska?

Vetë moderatorja i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeje në një “mini-intervistë” virtuale me ndjekësit e saj, të zhvilluar në “Instagram”, “metodë” që e praktikon sa herë gjen pak kohë të lirë. “A je ndopak xheloze për Ermalin?”, e pyet një ndjekëse, së cilës Ami ka zgjedhur t’i përgjigjet me sinqeritet të plotë.
“Duhet gjithmonë se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë, sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty”, ka shkruar moderatorja, duke dhënë indirekt një përgjigje, e bashkë me të edhe një sugjerim për të gjitha vajzat dhe gratë që e ndjekin atë.

Ndërkohë, edhe vetë Ermali e ka konfirmuar këtë në një intervistë të tijën para pak kohësh, ku konfirmoi se Ami është xheloze, mirëpo siç ai tregoi me humor, “i paraprin” së keqes, duke i thënë se i ka inat disa prej vajzave, me të cilat ai ka punuar.


