6 Nëntor, 2023

A është penduar për debate që bëri me Olta Gixharin në “DWTS”? Ronaldo Sharka: Nuk kam ecur duke iu lëpirë jurisë…


Moderatori Ronaldo Sharka ishte konkurenti që u largua mbrëmjen e së premtes nga spektakli “Dancing with the Stars”.

Së bashku me balerinën e tij Frenkim, së fundmi ai ishte i ftuar në “Fun Club” ku kanë folur me shumë rreth eksperiencës së tyre në konkursin e kërcimit.

Teksa u pyet nga moderatorja Kiara Tito a është bërë penduar për zhurmën dhe debatet që bëri në “DWTS”, Ronaldo tha që nuk është bërë aspak pishman pasi sipas tij ai nuk ka ecur me servilizëm por me fuqitë e tij.

“Unë e kisha shumë të rëndësishme duke qenë që kishte shumë konkurentë të ‘Big Brother’ dhe një anëtarë jurie nga ‘Big Brother’ për ti linim të gjtha pas dhe t’ia nisnim nga fillimi ndaj ishte edhe ajo puthja e dorës. Nuk ishte një ndër ëndërrat më të mia më të mëdhaja që të puthja dorën e Oltës por për të treguar që unë nuk kam asgjë deri sa pastaj e devijoi dhe unë nuk besoj që ka një profesionist që do i thoshte një konkurenti që unë të pashë ty para një ore e hëngre sanduiçin kaq apo ty dridhen duart kur e ngeh partneren në padjeshkë. Sepse kjo nuk është e vërtetë fare por ama kjo ndikon në publik sepse publiku nuk e shef duart e mia nëse më dridhen apo jo. Apo të thuash që ky është valsi më i shëmtuar që unë kam parë në histori.

Unë jam konkurenti më unik që Dancing with the Stars” ka pasur ndonjëherë. Nuk jam bërë pishman, nuk kam ecur me servilizëm, duke iu lëpirë jurisë që të më japi 3 pikë më shumë, por me fuqitë e mia. Nuk jam bërë pishman për çdo gjë që kam bërë dhe e kam shijuar shumë “Dancing with the Stars” – tha ai.

Nga ana tjetër ish-konkurenti i “BBV” foli edhe për debatin me Eni Shehun, për të cilin tha që ai është një njeri që e vlerëson për karrierën e tij gazetareske, por pikët e Lori Balës dhe Ilir Shaqirit kanë qenë të njëjtat me pikët që i kanë dhënë atij.

“Personazhi që po ecën duke mbyllur gojën është Eni. Atë e dinë të gjithë. Eni është një djalë që e vlerësoj për karrierën e tij gazetareske është një nga zqërat më të miorë por që në skenë është një mekanik që bëri një xhajc që nukë shtë aspak. Pikët që Lori dhe Iliri i japin Enit kanë qenë të njëjta që unë kam marrë por që don Valbona ta ngrejë Enin është tjetër çështje. Që e ka olta pikë të dobët nuk është faji im.”- u shpreh Ronaldo.

Nga ana tjetër Frenki shprehet se partneri i saj në kërcim ka një ego të madhe dhe përveç kësaj, është dhe tip që shpërqëndrohet lehtë.

“Përveç se ka ego, i pëlqente të shpërqendrohej pak. Kalonte dikush, kalonte një hije tek dritarja, do dalë, të them të drejtën puna nuk i ka munguar dhe është munduar të japë maksimumin e vetë, por kaq ishte e shkruar. Jam e kënaqur aq sa ka ecur”, u shpreh balerina.

Përsa i përket kësaj experience ai tha që e ka shijuar shumë.

“Eksperiencë unike, kam fituar shumë mik dhe do e mbaj mend gjatë, jam krenar që nuk më eliminoi publiku por juria”, shprehet Ronaldo Sharka.

© Panoramaplus.al