Ka disa ditë që po flitet për koncertin privat që këngëtarja Elvana gjata do të mbajë më 3 shkurt në Tiranë.

Këngëtarja ka menduar që ky koncert të jetë vetëm me miqtë dhe të njohurit e saj të ngushtë për të interpretuar live këngët e saj si dhe ndonjë këngë të re.
Pas largimit nga Flori Mumajesi, Gjata do të bashkëpunojë me dy kompozitorë të rinj, Pirro Cako dhe Darko Dimitrov.
Kjo u besua edhe pasi ky i fundit publikoi këtë video ku dëgjohet një demio kënge për të cilën mendohet se është kënga e re e Elvanës.
© Panoramaplus.al

