10 Janar, 2026

A ështe Kendell Jenner lezbike? Thyen heshtjen modelja e famshme pas spekulimeve: Nuk ua mbyll dyert përvojave, por…


Kendall Jenner ka vendosur t’u japë fund thashethemeve që prej vitesh qarkullojnë rreth seksualitetit të saj.

Modelja e njohur dhe ylli televiziv foli hapur për këtë çështje gjatë një interviste në podkastin In Your Dreams të Owen Thiele, duke sqaruar se nuk identifikohet si lezbike.

Vajza e Kris dhe Caitlyn Jenner pranoi se është e vetëdijshme për spekulimet e shumta në rrjet, por theksoi se ajo që e shqetëson më shumë nuk janë thashethemet në vetvete, por mënyra se si ato shprehen.

“Ekziston një pjesë e mirë në rrjet që mendon se jam lezbike. Ajo që më shqetëson është sa keq dhe pa respekt flitet për këtë,” u shpreh ajo.

Jenner theksoi se, nëse do të ishte lezbike, nuk do ta fshihte. Ajo shtoi se e kupton sa e vështirë mund të jetë për shumë njerëz të flasin hapur për seksualitetin e tyre, por duke njohur veten, beson se do ta kishte bërë tashmë një hap të tillë nëse kjo do të ishte e vërteta.

“Nuk do ta kisha problem të isha e tillë,” deklaroi ajo.

Modelja hodhi poshtë gjithashtu idenë se po fsheh diçka për arsye imazhi apo “marke”, duke e quajtur absurde pretendimin se një gjë e tillë do të ishte “keq për biznesin”. “Nuk e kuptoj këtë narrativë,” u shpreh Kendell.

Duke përmbledhur qëndrimin e saj aktual, Jenner u shpreh:

“Deri më sot, nuk jam. Nuk mendoj se do të jem, por nuk po i mbyll dyert për përvojat në jetë.”

Në të kaluarën, Kendall Jenner është lidhur me disa figura të njohura publike, ndërsa marrëdhënia e saj më e komentuar së fundmi ishte ajo me këngëtarin Bad Bunny, për të cilën u raportua se përfundoi në fund të vitit 2023.

© Panoramaplus.al