17 Maj, 2021

A është i dashuruar? Albi Nako flet për jetën private dhe zbulon se…


Koreografi Albi Nako ka treguar së fundmi disa detaje nga jeta e tij, duke nisur nga dashuria e deri tek titujt e fundit në media rreth ngjarjes në “Just Dance”.

albi nako (2)

Teksa fliste për “Fit Station” në “News 24”, ai tregoi se dita e tij nis herët dhe pasi konsumon mëngjesin që e përgatit vetë, bën ecje dhe më pas e gjithë pjesa tjetër e ditës kalon në akademi.

albi nako (4)

Unë jetoj mirë, por pa u dukur, ashtu brenda asaj botës time. Jeta ime në përgjithësi është edhe një jetë pune. Se për mua kjo është adrenalina. Puna është ‘droga’ ime. Puna është adrenalina ime dhe më pëlqen të punoj sesa të vegjetoj kafeve dhe të merrem me llafe. Kjo është thjesht një kohë e humbur për mua,”- u shpreh Albi.

albi nako (3)

Për sa i përket situatës në “Just Dance”, e cila u përfol shumë në media, Albi u shpreh sërish se ishte një keqkuptim dhe opinioni publik është gjithnjë i drejtuar drejt lajmeve të këqija. Albi pranoi se nuk është shumë aktiv në rrjete sociale.

Nuk ka më privatësi sot. Edhe ne që hyjmë pak a shumë te pjesa e personave publik, të njohur, nuk ka privatësi dhe njeriu ndjehet i cunguar kudo që është.

albi nako (1)

Qoftë në plazh, qoftë në restorant, qoftë në një ambient publik, sepse ndihesh i monitoruar deri diku edhe se si merr frymë, edhe i paragjykuar patjetër, por jetojmë në një shoqëri që na duhet t’i pranojmë të gjitha”,- u shpreh Nako për fjalët që dëgjon lart e poshtë për veten.

Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ai është i dashuruar, koreografi iu përgjigj: “Kam lindur i dashuruar, jetoj i dashuruar dhe do të vdes i dashuruar! Unë jetoj i dashuruar, kjo ka rëndësi dhe unë jam një njeri që di të dashuroj“.

© Panoramaplus.al