26 Prill, 2025

A e ka gjetur Eranda Libohova “princin e kaltër”? Këngëtarja zbulon detaje nga jeta e saj private, tregon nëse është e dashuruar


Këngëtarja shumë e njohur Eranda Libohova ka zbuluar së fundmi detaje interesante për jetën e saj personale.

Teksa artistja ka qenë e ftuar në një intervistë ka treguar se nuk është single por e ka dikë në jetën e saj.

“Princin e kam gjetur, e mbaj sekret sepse kam frikë se shtriga nëse e prek e kthen në bretkosë. Kështu që e ruaj mos ta shikojë shtriga, e mbaj për vete, e mbaj të fshehur,” u shpreh Eranda në Kurthin e Piter Pan teksa u pyet nga njëri nga vogëlushët : “Po ti, ndaj s’je martuar, se nuk ke gjetur princin?”

Jo më larg se dy vite më parë këngëtarja e ftuar në një tjetër intervistë shprehu dashurinë e madhe ndaj partnerit që ka në krah.

Gjatë një loje ajo u pyet nëse po e shikonte dashuria e jetës dhe Eranda Libohova, u përgjigj “ai më sheh gjithmonë”, ndërsa e pyetur a është e verbuar nga dashuria, theksoi “sigurisht”.

Këngëtarja pranoi edhe sakrificën që do bënte nëse do e gjente “diku larg” dashurinë e jetës.

“A do arratiseshe nga Shqipëria nëse do gjeje dashurinë e jetës diku larg?”, iu drejtuan.
eranda libohova (11)

“Do të arratisesha”, u shpreh Eranda Libohova.

Ndërkohë në një intervistë në fillim të muajit tetor të këtij viti, ajo foli si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende nuk është martuar.

Ajo shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria dhe ndihet e kompletua

eranda libohova

Ajo u shpreh se “jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen por që kështu ka ndodhur”, teksa foli për marrëdhëniet e mëparshme.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

eranda libohova1

Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha këngëtarja në emisionin “Fol me Mua”.

eranda libohova2eranda libohova3eranda libohova4eranda libohova6

      

© Panoramaplus.al