Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja do të sjellë në jetë një djalë dhe tani është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Ditën e djeshme, Afërdita ka ndarë me ndjekësit një foto në Instastory, duke treguar se si dukej Jakub i vogël.

“Sa i lezetshëm ka qenë bashkëshorti im,”- shkroi ajo krahas fotos.

Fansat që tani kanë nisur të mendojnë se kujt do t’i ngjajë djali që pritet të vijë në jetë, duke pasur parasysh faktin që të dy prindërit janë bjondë.

Pasi zbuluan gjininë e bebushit, Afërdita dhe bashkëshorti i saj kanë treguar se i kanë nisur përgatitjet për të voglin.

Gjithashtu, këngëtarja kujdeset që të jetë e shëndetshme, dhe përveç ushqimit, ajo nuk ka lënë pas dore as stërvitjen, për të cilën sigurisht është konsultuar me mjekun.
© Panoramaplus.al
