30 Nëntor, 2019

A do të shtyhet ‘Kënga Magjike’? Flet Ardit Gjebrea


Shumë programe televizive janë shtyrë dhe nuk do të transmetohen në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi ynë.

Po ‘Kënga Magjike’ a do të shtyhet? Për këtë ka folur producenti dhe drejtuesi i këtij festivali, Ardit Gjebrea. Ai, përmes një statusi në rrjetet sociale ka thënë se ‘Kënga Magjike’ nuk do të shtyhet por është menduar që të ardhurat që do të mblidhen nga biletat, të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

“#kendojpertendertuar
Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.
#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi”,-shkruan Arditi në Instagram.

 

© Panoramaplus.al