26 Qershor, 2025

A do të martohet Dua Lipa me Callum Turner? Zbulohen planet e këngëtares, ja çfarë thonë burimet


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po jeton një periudhë të lumtur në aspektin personal dhe profesional, por mesa duket ajo nuk ka ndërmend të nxitojë drejt martesës me partnerin e saj, aktorin britanik Callum Turner.

Burime për revistën People kanë konfirmuar se çifti është i fejuar dhe i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, por planet për martesë nuk janë ende në horizont të afërt.

“Dua është absolutisht e dhënë pas Callumit dhe ata kanë folur seriozisht për të ardhmen e tyre së bashku, përfshirë edhe martesën,” –tha një burim i afërt me këngëtaren 29-vjeçare duke shtuar: “Por ata u fejuan së fundmi dhe janë ende shumë të lumtur, pa presion dhe pa ngut.”

Aktualisht, vëmendja e plotë e Dua-s është e përqendruar tek turneu i saj “Radical Optimism”, i cili nisi në nëntor të vitit 2024 dhe po zhvillohet në disa prej skenave më të mëdha ndërkombëtare.

Dua ka qenë gjithmonë shumë e qëllimshme me vendimet që merr. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të, si artistikisht, ashtu edhe personalisht, dhe ajo dëshiron ta jetojë plotësisht,” tha burimi.

Sipas të njëjtit burim, këngëtarja dhe aktori ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen: “Ajo dëshiron ta shijojë këtë periudhë të fejesës, të planifikojë diçka kuptimplote dhe të ndjehet gati. Edhe Callum ndan të njëjtën ndjesi, nuk ka presion, vetëm dashuri dhe emocion për të ardhmen.”

© Panoramaplus.al