Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, kanë folur së fundmi për planet e tyre për një dasmë.

Të ftuar në një intervistë, ata treguan se dëshira e tyre për një dasmë, pasi kanë sjellë në jetë dy djemtë e tyre, është e madhe.

Megjithatë, çifti theksoi se ceremonia nuk është ende e planifikuar. Sipas Dagz, arsyeja lidhet edhe me profesionin e tij, pasi nuk mund të bëjë plane shumë kohë më herët.

Ai u shpreh se kur të vendosin përfundimisht për dasmën, organizimi mund të bëhet në një kohë të shkurtër, pasi Einxhel është shumë e shpejtë në planifikime dhe nuk ka nevojë për shumë kohë për të organizuar gjithçka.

“Patjetër që do bëjmë një dasmë. Nuk është e planifikuar ende. Problemi lidhet edhe me profesionin tim, sepse unë nuk mund të bëj plane shumë kohë më herët. Por kur ta kem në plan dasmën, nuk do ta planifikoj një muaj më parë. Einxhel s’ka nevojë për këtë, ajo i bën planet shpejt e shpejt,” tha Dj Dagz në “Mirëmbrëma Yje”.

Përsa i përket Eixhel, ajo u shpreh mjaft e entuziasmuar për një dasmë së shpejti teksa theksoi se Dagz ia ka premtuar më herët që kur të kishin dy fëmijë, do ta realizojnë.

Kujtojmë që dyshja janë njohur brenda reality-show-t të Big Brother VIP1, ku krijuan një romancë dashurie e cila zgjat edhe në këtë kohë që flasim. Tashmë çfiti janë prindër të dy djemve, Trev dhe Kres, ku më i vogli erdhi në jetë në maj të 2025.






© Panoramaplus.al

