Nexhmije Pagarusha, këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare festoi dje ditëlindjen e 85-të të saj.
Në këtë ditë të shënuar për këngëtaren, Unioni i Gazetareve Shqiptarë, në një postim në Facebook, ka treguar se Pagarausha është dekoruar nga Presidenti Donald Trump.
Mësohet se Trump, i ka dhënë medaljen Nderi i Kombit në shenjë mirënjohje.

Njoftimi i plotë
Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha
Tiranë më 6.05.2018
Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.
Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme:
Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë


