Shpëtim Saraçi ishte ndër kantautorët e parë shqiptarë që arriti të sillte një frymë të re emancipimi në muzikë pas viteve ’90. Pas një karriere të gjatë e të suksesshme, në gusht të vitit të kaluar kantautori vendosi të largohej nga Shqipëria. “Di që edhe pse punova me shpirt e pasion për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe”, është shprehur Saraçi pas largimit të tij.

Por ai ka thënë se nuk mund të mos respektojë vendin dhe shqiptarët e ndoshta kjo ka qenë një ndër arsyet që e ka shtyrë për t’u rikthyer pas 8 muajsh në Shqipëri.

Ditën e sotme kantautori i shquar shqiptar është fotografuar nga “revistawho.com” në rrugët e Tiranës. Ai është shfaqur përkrah kompozitorit dhe dirigjentit të njohur, Alfred Kaçinari.

Saraçi dhe Kaçinari kanë punuar së bashku në RTSH, por pas shkrirjes së departamentit rrugët e tyre u ndanë. Tashmë nuk dihet nëse ky rikthim i Saraçit dhe takimi me Kaçinarin është thjesht një takim miqësor apo një bashkëpunim i ri, prandaj na duhet të shohim ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me qëndrimin e kantautorit në Shqipëri. /revistawho.com
© Panoramaplus.al
