15 Tetor, 2020

“76 si 46”- Stresi i bën urimin e veçantë për ditëlindje Sali Berishës: Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti


Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha feston sot 76-vjetorin e lindjes.

Mes urimeve të shumta për Berishës, ishte edhe ai i reperit të njohur Stresit, i cili njihet si demokrat i flaktë.

Stresi komplimentoi ish-kryeministrit duke thënë se vitet për të janë thjesht numër, pasi nuk duket si 76-vjeç por si 46.

“Shpresa vdes e parafundit i fundit vdes ti … Qofsh i lumtur përgjithmonë u bëfsh 1000 vjeç Sali Berisha, 76 si 46,”- shkroi reperi.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të ish-kryeministrit në krah të bashkëshortes së tij, Lirie Berishës.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al