Mbrëmjen e djeshme, një nga zërat më të fuqishëm dhe nelodiozë të skenës shqiptare ka festuar 50-vjetorin e karrierës.

Ai është këngëtari i madh Sabri Fejzullahu, i cili e ka festuar 50-vjetorin duke organizuar një koncert ku kanë qenë të ftuar shumë emra të njohur të showbiz-it.
Sigurisht që urimet për të kanë qenë të shumta, por ndër më të bukurit ka qenë ai i djalit të tij, Ermalit, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” ka uruar të atin.

“Urime 50 vjetorin krenaria e vendit tonë ….. e festofshim 50 vjetorin e karierës tem bashkë”.
Përveç fotos Ermali gjatë koncertit është shprehur se babai i tij është shembulli që duhet ndjekur edhe nga fëmijët e tij.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
